Autoservis & car detailing në Tiranë Garazhi për
pasionin tënd
për makinën.

Detajim, ceramic coating, body kit, ambient light dhe tavan me pika. Çdo punë bëhet sipas porosisë në garazhin tonë në Tiranë, nga Indrit Hamati.

Çfarë bëjmë

Nuk kemi çmime fikse: çdo makinë është ndryshe. Na shkruaj çfarë do të bësh, më mirë me dy foto, dhe të themi kohën dhe koston.

Detajim i plotë · Platinium Garage Tiranë

Estetikë dhe mbrojtje

Detajim i plotë

Brenda dhe jashtë, nga pastrimi i thellë te lustrimi i karrocerisë.

Kërko info
Ceramic coating · Platinium Garage Tiranë

Estetikë dhe mbrojtje

Ceramic coating

Një shtresë e fortë dhe hidrofobe që mbron bojën dhe e mban me shkëlqim për kohë të gjatë.

Kërko info
Veshje xhamash · Platinium Garage Tiranë

Estetikë dhe mbrojtje

Veshje xhamash

Xhama të errësuar dhe filma termikë: më pak nxehtësi në kabinë, më shumë privatësi.

Kërko info
Body kit · Platinium Garage Tiranë

Stil dhe upgrade

Body kit

Spoilera, pragje, difuzorë dhe kite të plota, të montuara dhe të rifinituara si nga fabrika.

Kërko info
Upgrade dhe facelift · Platinium Garage Tiranë

Stil dhe upgrade

Upgrade dhe facelift

E çojmë makinën tënde te pamja e modelit më të ri: fenerë, parakolpë, detaje.

Kërko info
Tavan me yje · Platinium Garage Tiranë

Interieri

Tavan me yje

Qindra pika drite me fibër optike në tavan, si një natë e kthjellët.

Kërko info
Veshje kabinash dhe timonësh · Platinium Garage Tiranë

Interieri

Veshje kabinash dhe timonësh

Timonët e konsumuar dhe interieri i dëmtuar bëhen si të rinj. Mos e hidh: ta bëjmë të ri.

Kërko info

Ambient light
dhe tavan me yje.

Linja drite në panel e në dyer, me ngjyrën që zgjedh ti, dhe qindra yje me fibër optike në tavan. Hyr në makinë në mbrëmje dhe ndryshon gjithçka.

Kërko info për ambient light

Nga garazhi ynë

Disa nga punët e fundit nga Instagram. Kliko një kartë për të parë videon.

1,4K+ ndjekës në Instagram2,6K+ në TikTok

Si funksionon

  1. 1

    Na shkruan

    Në WhatsApp ose në direct. Na thuaj çfarë makine ke dhe çfarë do të bësh, me disa foto.

  2. 2

    Oferta

    Të themi koston dhe kohën para se të prekim makinën. Pa surpriza.

  3. 3

    Në garazh

    Caktojmë ditën dhe e sjell makinën te ne në Rrugën 28 Nëntori.

  4. 4

    Marrja

    Të tregojmë punën e përfunduar, detaj pas detaji.

Fasada e Platinium Garage me tabelën e kuqe, në Rrugën 28 Nëntori

Ku ndodhemi

Platinium Garage
Rruga 28 Nëntori, Yrshek
Tiranë, Shqipëri

Orari
E hënë – e shtunë: 09:00 – 20:00
E diel: mbyllur

Para se të vish, na shkruaj ose na telefono, që ta organizojmë punën për makinën tënde.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një punë?

Çdo punë bëhet sipas porosisë dhe varet nga makina, materialet dhe gjendja. Na shkruaj në WhatsApp ose në direct në Instagram me disa foto dhe të dërgojmë ofertën.

Ku ndodheni?

Në Tiranë, në Rrugën 28 Nëntori, zona Yrshek. Para se të vish, na shkruaj ose na telefono.

Çfarë është tavani me yje?

Një tavan i brendshëm me qindra pika drite me fibër optike që imitojnë qiellin natën. Mund të kombinohet me ambient light për të ndryshuar atmosferën e kabinës.

Çfarë bën ceramic coating?

Mbron bojën me një shtresë të fortë dhe hidrofobe: uji rrëshqet, papastërtia ngjitet më pak dhe karroceria mbetet me shkëlqim më gjatë.

A bëni servis makine në Tiranë?

Po. Përveç detajimit dhe personalizimit, në garazhin tonë në Yrshek, Tiranë, bëjmë servisin bazë, mirëmbajtjen dhe riparime interieri. Na shkruaj modelin e makinës dhe çfarë të duhet.

A vendosni xhama të zinj në makinë?

Po: xhama të errësuar dhe filma termikë që ulin nxehtësinë në kabinë dhe japin më shumë privatësi. Na shkruaj modelin e makinës për ofertë.

Në cilat makina punoni?

Na shkruaj modelin dhe vitin e makinës. Për body kit dhe upgrade kontrollojmë më parë përputhshmërinë.

Sille te ne.

Na trego çfarë ke në mendje për makinën tënde.

Si preferon të na shkruash?

Na thuaj çfarë makine ke dhe çfarë do të bësh. Me disa foto të përgjigjemi me kohën dhe ofertën.

WhatsApp+355 68 533 0123 Instagram Direct@platinium.garage Ose na telefono: +355 68 533 0123
Kërko ofertë